1/3 prej punonjësve dhe 40% e punëdhënësve janë të prirë për të qenë në ekonominë e zezë, duke fshehur tatime dhe sigurime, tregon një studim zyrtar i Kryeinpsketoratit të Punës, i zhvilluar në kuadrin e Fushatës Evropiane për Punë të Deklaruar.
Në rajonet më të varfra përqindja e punonjësve që dëshirojnë të punojnë në ekonominë e zezë është më e lartë.
Për ¼ prej punonjësve që i paguajnë vetë kontributet e sigurimit puna e padeklaruar është mënyra e vetme që të mbijetojnë.
Sipas Institutit Kombëtar të Sigurimeve problemi duhet të zgjidhet me ndryshime legjislative dhe pagimet duhet të realizohen vetëm në mënyrë bankare.Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...