1/3 prej punonjësve dhe 40% e punëdhënësve janë të prirë për të qenë në ekonominë e zezë, duke fshehur tatime dhe sigurime, tregon një studim zyrtar i Kryeinpsketoratit të Punës, i zhvilluar në kuadrin e Fushatës Evropiane për Punë të Deklaruar.
Në rajonet më të varfra përqindja e punonjësve që dëshirojnë të punojnë në ekonominë e zezë është më e lartë.
Për ¼ prej punonjësve që i paguajnë vetë kontributet e sigurimit puna e padeklaruar është mënyra e vetme që të mbijetojnë.
Sipas Institutit Kombëtar të Sigurimeve problemi duhet të zgjidhet me ndryshime legjislative dhe pagimet duhet të realizohen vetëm në mënyrë bankare.Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..