Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

29 shtatori – Dita Botërore e Zemrës

Foto: bnt.bg

Me iniciativë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë më 29 shënohet Dita Botërore e Zemrës.  Sipas statistikës sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku për mortalitetin e parakohshëm – më se 90 për qind nga vdekjet në botë dhe më se nga 50 për qind në Evropë.

Bullgaria nuk bën përjashtim nga kjo statistikë negative dhe 65për qind nga mortaliteti i popullsisë është për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Vdekshmëria nga infarkti miokardial po rritet në moshë aktive, sidomos te meshkujt. Specialistët shëndetësor konkludojnë se vitet e fundit hipertensioni zbulohet te gjithnjë e më shumë të rinj.

Në ditët tona edhe frika nga Covid-19 dhe vet Covid-19 u kthyen në armik të zemrës. Këtë e pohojnë nga Instituti Bullgar i Kardiologjisë, i cili nis një fushatë kombëtare me qëllim që te pacientë të mjekuar nga Covid-19 të zbulohen pasojat mbi zemrën dhe sistemin kardiovaskular, njoftoi BTA. Në kuadrin e projektit kardiologë bullgarë do të realizojnë konsultime, diagnostikime dhe mjekim falas të pacientëve nga gjithë vendi të cilët kishin koronavirus. Starti i fushatës do të jepet Ditën Botërore të Zemrës – 29 shtator 2020.

Nga instituti theksojnë, se në Bullgari më se 60 për qind nga të gjitha rastet e vdekjes janë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Infeksioni Covid përkeqëson treguesit e sëmundjes së zemrës dhe komplikon trajtimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD