Me iniciativë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë më 29 shënohet Dita Botërore e Zemrës. Sipas statistikës sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku për mortalitetin e parakohshëm – më se 90 për qind nga vdekjet në botë dhe më se nga 50 për qind në Evropë.
Bullgaria nuk bën përjashtim nga kjo statistikë negative dhe 65për qind nga mortaliteti i popullsisë është për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Vdekshmëria nga infarkti miokardial po rritet në moshë aktive, sidomos te meshkujt. Specialistët shëndetësor konkludojnë se vitet e fundit hipertensioni zbulohet te gjithnjë e më shumë të rinj.
Në ditët tona edhe frika nga Covid-19 dhe vet Covid-19 u kthyen në armik të zemrës. Këtë e pohojnë nga Instituti Bullgar i Kardiologjisë, i cili nis një fushatë kombëtare me qëllim që te pacientë të mjekuar nga Covid-19 të zbulohen pasojat mbi zemrën dhe sistemin kardiovaskular, njoftoi BTA. Në kuadrin e projektit kardiologë bullgarë do të realizojnë konsultime, diagnostikime dhe mjekim falas të pacientëve nga gjithë vendi të cilët kishin koronavirus. Starti i fushatës do të jepet Ditën Botërore të Zemrës – 29 shtator 2020.
Nga instituti theksojnë, se në Bullgari më se 60 për qind nga të gjitha rastet e vdekjes janë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Infeksioni Covid përkeqëson treguesit e sëmundjes së zemrës dhe komplikon trajtimin.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..