Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi FLAG /Fondi për organet e vetëqeverisjes në Bullgari/ nënshkruan një marrëveshje për hua me vlerë 25 mln euro për inkurajimin e rinovimit dhe rimëkëmbjen e qyteteve në Bullgari.
Fondi FLAG do të shtojë akoma 25 mln euro prej resurseve të veta dhe shuma totale prej 50 mln eurosh do të destinohet për bashkitë, ndërmarrjet bashkiake dhe institucionet e tjera, të cilat përgjigjen për sigurimin e shërbimeve publike.
Mjetet do të përdoren për modernizimin e hapesirave të gjelbra qytetare dhe të atyre publike, për përmirësimin e transportit urban dhe të godinave shoqërore.
Pritet që përmes projekteve të hapen 1 500 vende pune në fushën e ndërtimit. 20% e investimeve janë destinuar për efikasitetin energjetik, bëri të ditur reporterja jonë Marta Mlladenova.Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..