Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit zhvilloi konkursin “Ljubka Rondova”

Fëmijë nga Taraklia e Moldavisë u dalluan nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në edicionin e 11 të konkursit për fëmijë dhe adoleshentë të agjencisë për këndim “Ljubka Rondova” morën pjesë 72 interpretime të 39 pjesëmarrësve individualë dhe 9 grupeve vokale.

Pjesëmarrësit e moshës nga 6 deri në 18 vjeç mbërritën nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Qiproja, Moldavia, SHBA-ja, Ukraina, Hungaria dhe Franca.

Në kategorinë “interpretues individual” Çmimin e Madh për këngë estrade e fitoi nxënësja nga gjimnazi i qytetit Taraklia Ksenia Todorova me këngën “Trëndafili Bullgar”. Çmimin e posaçëm të shkollës bullgare në degën “Grupe të muzikës së dhomës” u fitua nga Shkolla Rajonale për Arte në qytetin Taraklia, transmetoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..

botuar më 25-11-06 5.55.PD