Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piano Extravaganza – muzikë për adhuruesit e muzikës klasike

Foto: piano-extravaganza.com

Festivali Piano Extravaganës është një nga ngjarjet më fine muzikore në kryeqytet. Programimi i edicionit të ardhshëm të dhjetë pati një farë ndryshimesh, por në situatën e tanishme kjo është e paevitueshme. Për shkak të situatës jo stabile, organizatorët kanë vendosur të mos ta zhvillojnë Ditën tradicionale të dyerve të hapur, që të evitojnë grumbullimin e njerëzve.

Koncertet janë tetë, dy prej tyre janë të dhomës. E përbashkëta midis tyre është pjesëmarrja e pianistit Ljudmill Angjellov, drejtor artistik i ngjarjes. Më 2 tetor, kur është dhe hapja, publiku do të ketë mundësi të dëgjojë ciklin vokal “Dashuria e poetit” nga Shumani. Partinë vokale do ta interpretojë tenori Bülent Bezdüz nga Turqia - një nga tre pjesëmarrësit e huaj. Një koncert dhome do të ketë më 4 tetor, kur violinisti i njohur bullgar Minço Minçev dhe Ljudmill Angjellov për herë të parë do të ekzekutojnë bashkë. Është parashikuar dhe një recital pianoje i pianistit rus Sergjej  Redkin për /14.10./ Një nga idetë e festivalit është përkrahja e brezit të ri të interpretuesve. Sivjet përfaqësuese e talenteve të rinj është Maria-Desisllava Stojçeva /13.11./

Ljudmill Angjellov

Akoma gjatë krijimit të festivalit qe deklaruar një nga detyrat e tij bazë - popullarizimi i krijimeve në piano të cilat janë me një vlerë të lartë artistike por nuk kanë fituar një popullaritet ose kanë mbetur në hije të emrave tanimë të afirmuar. Një shembull i tillë  është krijimtaria e profesorit Andrej Stojanov/ vëlla i kompozitorit Veselin Stojanov/ i njohur para së gjithësh me kontributin e vet të madh në pedagogjinë e pianos tek ne. Krijime të tij të pianos shumë pak të njohura do të interpretojë profesori Rostisllav Jovçev /10.11./

Vija e programit e quajtur "Vazhdimësia" vazhdon, në të cilën Piano Extravaganza paraqet mësues dhe nxënës, duke afirmuar lidhjen e pazëvendësueshme midis tyre. Janë parashikuar tre koncerte - të pedagoges së njohur bullgare dhe pianiste Rada Çomakova /6.10/, të profesorit Antonio di Cristofano /21.11/ i cili mbërrin nga Italia.

Antonio di Cristofano

Koncertet do të zhvillohen në Galerinë e Qytetit të Sofjes, në sallën e dhomës “Bëllgaria” dhe në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: piano-extravaganza.com, arkiv personal, Facebook / Antonio di Cristofano




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të pa njohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD

Eksperimentuesit Kazuhisa Uchihashi dhe Frank Gratkowski hapin Festivalin Sofia Free Jazz

Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..

botuar më 25-01-23 6.10.PD