Nuk do të shtrëngohen masat kundra Covid-19 në Bullgari, por do të forcohet kontrolli mbi respektimin e tyre. Kjo u bë e qartë pas brifingut javor të Shtabit Operativ Kombëtar.
“Qytetarët bullgarë të jenë absolutisht të qetë, sepse nuk nevojitet shtrëngim i masave kundra Covid-19”, deklaroi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov dhe shtoi se “e vetmja gjë të cilën do të vazhdojmë të bëjmë, është të ushtrojmë kontroll”.
Ai saktësoi se nuk ka një rritje të konsiderueshme të pacientëve me Covid-19 në spitalet, pavarësisht se po shtohen personat mjekësorë të infektuar me sëmundjen. Zënia e shtretërve në repartet intensive ndaj këtij momenti është 5%, kurse ajo në repartet e specializuara të spitaleve del në 14%.
PCR testi nuk kryhet më pas karantinës 14 ditore, shpalli akoma ministri Angjellov. Ai e justifikoi rregullin e ri me faktin se, 2 javë pas infektimit, virusi dobëson ngarkesën e tij në organizmin njerëzor, që përjashton rrezikun që i sëmuri të shpërndajë infektimin. PCR testet pas karantinës do të vazhdojnë të bëhen për njerëzit me sëmundje të tjera shoqëruese, sqaroi drejtori i Inspektoratit Rajonal Shëndetësor të kryeqytetit doktor Danço Pençev.
Ne kemi norma të ulëta të sëmundjeve tek fëmijët në shkolla, qe kategorik ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov. Ai saktësoi se 3 në çdo 1000 klasa shkollore në Bullgari janë nën karantinë.
Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Angjell Kunçev shtoi se, pavarësisht nga frika në fillim të vitit shkollor, u dëshmua se, po të respktohen gjitha masat, shkollat mund të jenë një vend i parrezikshëm. Aktualisht shkollat e prekura janë nën 1%.
Sipas docentit Kunçev, pavarësisht nga numri mjaft i rritur i të infektuarve me Covid-19 Bullgaria po ruan vendin e vet për nga ana e sëmundjeve dhe vdekjeve, në sfondin e një rritjeje të rasteve në të gjithë Evropën. “ Rritja e sëmundjeve në Bashkimin Evropian gjatë 2 javëve të fundit është +23%, që është absolutisht i barabartë me rritjen në Bullgari. Kjo e vë vendin tonë në një pozicion relativisht të favorshëm, meqenëse ruajmë nivelin e mesëm të sëmundjes për Evropën, sqaroi docenti Kunçev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
Fondacioni “Unitetit” ("Edinstvo") - Koçani u dërgoi një letër të hapur institucioneve kryesore bullgare. Në të shprehet mirënjohje për mbështetjen dhe..
Vetëm më 6 maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, do t’u japim mundësi vizitorëve tanë të hyjnë në tri nga ndoshta makinat..