“Sistemi shëndetësor mund të mbetet i qëndrueshëm deri në fund të tetorit edhe me këto nivele të të infektuarve ose me mbi 500 raste të reja të koronavirusit në ditë”, tha për bTV matematikani profesor Nikollaj Vitanov nga Shtabi Operativ Kombëtar. Sipas tij në se numri i të hispitalizuarve tejkalon 10 mijë kjo do të ushtrojë presion të madh mbi sistemin shëndetësor. Në këtë sfond numri i specialistëve do të ulet.
Sipas tij shkollat nuk do të mbyllen deri në përfundimin e afatit të parë të mësimit. Kjo masë e rreptë është për një numër më të lartë të të infektuarve.
Për shkak të stinës së vjeshtës që po fillon dhe për shkak të mosrespektimit të masave mbrojtëse në fund të muajit tetor mund të ketë 30 mijë të sëmurë me koronavirus, parashikoi matematikani.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..