71 për qind e të akomuduarve në hotelet bullgare që nga fillimi i vitit janë bullgarë. Këtë e tregojnë të dhënat e Sistemit Unik të Informacionit Turistik i cili jep informacion për 18 mijë objekte në mbarë vendin.
Ministria e Turizmit fillon të publikojë të dhënat aktuale statistikore për vizitat në qytetet dhe pushimoret më tërheqëse në vendin tonë, si dhe për kombësinë dhe moshën e turistëve. Kështu secili nga bizneset e lidhura me akomodimin dhe shërbimin mund të ketë qasje tek profili i klientëve gjatë stinëve të ndryshme.
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..