“Jemi të papërgatitur për strategjinë “Nga ferma në tryezë”, e cila u miratua nga Komisioni Evropian, vuri në dukje para BNR-së përpunuesi i mishit Kirill Vëtev.
Qëllimi i strategjisë është që t’i kooperojë pjesëmarrësit në vargun agro-ushqimor – prodhues në fushë, përpunues, tregtarë dhe konsumatorë. Mirëpo, në Bullgari nuk ka një organizatë të tillë, shënoi ai.
Vëtev rikujtoi se gjatë viteve 30 të shekullit XX në Bullgari ka pasur kooperativa shumë të zhvilluara dhe në saje të tyre vendi ynë ka qenë ndër eksportuesit e mëdhenj të frutave, perimeve, mishit dhe qumështit në Evropë.
Sipas Vëtevit që të mund t’i përgjigjemi strategjisë organizatat profesionale duhet të shndërrohen në organizata me të drejta dhe përgjegjësi dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve në ligj.
Në vendet e zhvilluara problemi i organizatave profesionale është se si të gjejnë tregje të reja dhe të fitojnë besimin e konsumatorit, ndërsa te ne problemi më i madh është ta mbledhin kuotën e anëtarësisë, nënvizoi sipërmarrësi.Banka Popullore e Bullgarisë (BNB), në rubrikën e saj “Pyetje dhe përgjigje” për aplikimin e euros, publikoi një sqarim se si do të shënohet dhe shkruhet monedha e përbashkët në përputhje me rregulloret e BE-së. Sipas kërkesës që emri i monedhës duhet..
Qeveria miratoi projektin për buxhetin shtetëror të Bullgarisë për vitin 2026, si dhe Parashikimin e përditësuar buxhetor afatmesëm për periudhën 2026–2028. Në lidhje me vendosjen e euros më 1 janar 2026, llogaritjet janë bërë në euro me kursin zyrtar..
Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë Kombëtare, raportoi gazetarja e BNR Violeta Ashikova. Sipas tij, katër kompani do të preken nga sanksionet e..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo..