“Jemi të papërgatitur për strategjinë “Nga ferma në tryezë”, e cila u miratua nga Komisioni Evropian, vuri në dukje para BNR-së përpunuesi i mishit Kirill Vëtev.
Qëllimi i strategjisë është që t’i kooperojë pjesëmarrësit në vargun agro-ushqimor – prodhues në fushë, përpunues, tregtarë dhe konsumatorë. Mirëpo, në Bullgari nuk ka një organizatë të tillë, shënoi ai.
Vëtev rikujtoi se gjatë viteve 30 të shekullit XX në Bullgari ka pasur kooperativa shumë të zhvilluara dhe në saje të tyre vendi ynë ka qenë ndër eksportuesit e mëdhenj të frutave, perimeve, mishit dhe qumështit në Evropë.
Sipas Vëtevit që të mund t’i përgjigjemi strategjisë organizatat profesionale duhet të shndërrohen në organizata me të drejta dhe përgjegjësi dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve në ligj.
Në vendet e zhvilluara problemi i organizatave profesionale është se si të gjejnë tregje të reja dhe të fitojnë besimin e konsumatorit, ndërsa te ne problemi më i madh është ta mbledhin kuotën e anëtarësisë, nënvizoi sipërmarrësi.Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..
Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..
Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo..