Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U kërkua dorëheqja e kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva

| rinovuar më 20-10-14 12.35.MD
Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Në Parlament u parashtrua një kërkesë për dorëheqjen e Kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva. Kërkesa është përkrahur nga 96 deputetë nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari. Këtë e shpalli nga tribuna e Parlamentit Kryetarja e grupit parlamentar “BSP për Bullgarinë” Kornelija Ninova.

Ndër motivet për kërkesën e dorëheqjes janë se Karajançeva nuk e njeh Kushtetutën dhe shkel rregulloren e punës së Parlamentit, duke ia nënshtruar vullnetit të Kryeministrit Bojko Borisov, mosrespektimi i transparencës së punës së parlamentit etj., transmetoi BTA.

Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova deklaroi se e përkrahin Cveta Karajançevën dhe akuzoi BSP-në se e shfrytëzon Parlamentin për qëllime politike, transmetuan reporterët e BNR-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Termocentrali

Organizatat ekologjike paraqesin ankesë në BE kundër termocentraleve bullgare me qymyr

Organizatat "Greenpeace - Bullgaria" dhe "Për Tokën" njoftuan se po paraqesin një ankesë në Komisionin Evropian për shkeljet sistematike të standardeve mjedisore nga katër termocentralet me qymyr - "Bobov Doll", "Brikel", "Republika" në Pernik dhe..

botuar më 25-09-09 11.56.PD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për lidhshmëri midis vendeve të Ballkanit në NATO

Rusia mbetet kërcënimi më i drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për sigurinë tonë, së bashku me terrorizmin. Kjo u deklarua nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një leksion në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje të organizuar..

botuar më 25-09-09 10.07.PD

Një bullgare besarabe nga Bollgrad do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”

Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Konkursi do të mbahet në nëntor në Filipine. Përveç bukurisë femërore, ai..

botuar më 25-09-08 5.05.PD