Anëtarët e Komisionit Bullgaro-Maqedonas janë profesionistë, ata do të kërkojnë dhe mbrojnë si deri tani të vërtetën historike. Mesazhi im ndaj tyre është se politikanët nuk mund të abdikojnë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, tha Presidenti Rumen Radev gjatë festimit të Ditës së Forcave Ushtarake Ajrore Bullgare, transmetoi BGNES.
Më në fund duhet të gjendet vendimi politik, i cili të imponojë të gjitha parimet e respektimit të historisë, të fqinjësisë së mirë, të identitetit dhe gjuhës sonë. Kjo është përgjegjësi para se gjithash e shtetit-kandidat për anëtarësim në BE. Gjithmonë mund të bëhen kompromise, por ato janë të papranueshme po të bëhet fjalë për historinë, identitetin dhe gjuhën, ose për kërkesa për shpalljen e pakicave kombëtare, nënvizoi Radev.Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..
Java e kaluar rezultoi praktikisht javë pushimi për deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, pasi gjatë tre ditëve të rregullta për seanca plenare – të mërkurën, të enjten dhe të premten – kuorumi nuk u arrit asnjëherë.Të..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i..