Anëtarët e Komisionit Bullgaro-Maqedonas janë profesionistë, ata do të kërkojnë dhe mbrojnë si deri tani të vërtetën historike. Mesazhi im ndaj tyre është se politikanët nuk mund të abdikojnë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, tha Presidenti Rumen Radev gjatë festimit të Ditës së Forcave Ushtarake Ajrore Bullgare, transmetoi BGNES.
Më në fund duhet të gjendet vendimi politik, i cili të imponojë të gjitha parimet e respektimit të historisë, të fqinjësisë së mirë, të identitetit dhe gjuhës sonë. Kjo është përgjegjësi para se gjithash e shtetit-kandidat për anëtarësim në BE. Gjithmonë mund të bëhen kompromise, por ato janë të papranueshme po të bëhet fjalë për historinë, identitetin dhe gjuhën, ose për kërkesa për shpalljen e pakicave kombëtare, nënvizoi Radev.Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i..