Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova dhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj nënshkruan në Sofje një Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e turizmit, transmetoi BTA.
Besoj se me zhvillimin e projekteve tona të ardhshme të përbashkëta, përfshi këtu dhe ato në kuadrin e korridorit të tetë panevropin, do të kontribuojmë më shumë për zhvillimin e regjionit, tha Marijana Niollova.
Ka për t’u bërë shumë, qa ta rritim numrin e turistëve, tha nga ana e vet Gent Cakaj. Qëllimi i parë është rifillimi i fluturimeve direkte Sofja – Tirana. Inkurajojmë edhe bashkëpunimin mes porteve në Durrës dhe Varna, si dhe punën e mëtejshme për ndërtimin e korridorit Nr. 8, nënvizoi gjithashtu mysafiri shqiptar.E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë..