Banorët e lagjes Gorubjane në kryeqytet po përgatiten që të bllokojnë sot në orën 16.00 një prej arterieve kryesore rrugore të Sofjes – bulevardin “Carigradsko Shose”, si pjesë e protestave kundër korrupsionit në qeverisjen e tanishme të shtetit, bëri të ditur dje në protestë Ivan Dimitrov nga komiteti i Iniciativës “Gorubljane” Para tij para protestuesve në Trekëndëshin e Pushtetit foli eurodeputetja irlandeze Kleër Dejli, e cila bëri apel për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
“Ju do ta ndryshoni shtetin – ju, qytetarët e zakonshëm të Bullgarisë, nënvizoi ajo. Eurodeputetja është në Bullgari që prej disa ditësh për ta zgjidhur një çështje në lidhje me një pronë të patundshme të disa bashkatdhetarëve të saj. Aho vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria është një vend shumë i bukur, i cili është braktisur dhe kjo është e papranueshme. Rrugët duhet të rinovohen, toka bujqësore duhet të përpunohet, tha eurodeputetja.
Në fund të protestës, e cila kaloi pa incidente, përsëri u zhvillua procesioni tradicional deri në Orllov Most. Për një kohë të shkurtër kishte bllokadë, e cila vazhdoi më pak se një orë.Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..