Banorët e lagjes Gorubjane në kryeqytet po përgatiten që të bllokojnë sot në orën 16.00 një prej arterieve kryesore rrugore të Sofjes – bulevardin “Carigradsko Shose”, si pjesë e protestave kundër korrupsionit në qeverisjen e tanishme të shtetit, bëri të ditur dje në protestë Ivan Dimitrov nga komiteti i Iniciativës “Gorubljane” Para tij para protestuesve në Trekëndëshin e Pushtetit foli eurodeputetja irlandeze Kleër Dejli, e cila bëri apel për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
“Ju do ta ndryshoni shtetin – ju, qytetarët e zakonshëm të Bullgarisë, nënvizoi ajo. Eurodeputetja është në Bullgari që prej disa ditësh për ta zgjidhur një çështje në lidhje me një pronë të patundshme të disa bashkatdhetarëve të saj. Aho vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria është një vend shumë i bukur, i cili është braktisur dhe kjo është e papranueshme. Rrugët duhet të rinovohen, toka bujqësore duhet të përpunohet, tha eurodeputetja.
Në fund të protestës, e cila kaloi pa incidente, përsëri u zhvillua procesioni tradicional deri në Orllov Most. Për një kohë të shkurtër kishte bllokadë, e cila vazhdoi më pak se një orë.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore, të cilin disponon BNR “Horizont”. Sipas informacioneve tona, paga minimale do të jetë 605 euro,..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri i energjisë, Zheço Stankov, i cili, së bashku me komisionerin evropian për energjinë, Dan..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..
Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim..