Armenët bullgarë në Varna organizuan një procesion paqësor me automjete në përkrahje të bashkatdhetarëve të tyre – viktima të konfliktit në Nagorni Karabah, informoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Dhjetëra automobila të zbukuruar me flamuj armenë dhe bullgarë kaluan përmes tërë qytetit, që të ndalojnë në sheshin “Gjenerali Antranik Ozanjan” në lagjen Gallata. Atje përfaqësuesit e bashkësisë armene në Bullgari lexuan një deklaratë zyrtare, me të cilën ngulin këmbë para Parlamentit Evropian për objektivizëm dhe veprime konkrete, që të ndalojë konflikti ushtarak.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria..