Ministria e Turizmit vendosi rregulla unike antiepidemike dhe masa sanitare në pushimoret për stinën e ardhshme dimërore. Qëllimi është të garantohet shëndeti dhe siguria e turistëve, ndërsa Bullgaria të mbrojë statusin e vet të një destinacioni të shëndetshëm dhe të sigurt.
Në rast domosdoshmërie masat do të ndryshohen ose do të shtohen në varësi të situatës epidemike.
Në sajë të masave në pushimoret verore të Bullgarisë nuk kishte raste të koronavirusit. Qëllimi është që kjo tendencë pozitive të vazhdojë edhe në pushimoret dimërore, tha ministrja e turizmit Marijana Nikollova.
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..