Zëvendës kryeministrja dhe ministre e turizmit e Bullgarisë Marijana Nikollove është për një vizitë pune në Turqi.
Në Stamboll ajo do të takohet me homologun e saj turk Mehmet Ersoj, transmetoi BTA. Të dy ata do të diskutojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit, i cili ka rëndësi të madhe për ekonomitë e të dy shteteve. Krahas kësaj pritet të shqyrtohen çështje si kriza globale provokuar nga Covid-19 dhe reflektimi i saj mbi industrinë turistike si dhe masat për garantimin e sigurisë së turistëve në të dy vendet.
Ministrja Nikollova do të ketë takim edhe me përfaqësues të të gjitha shoqatave të mëdha turistike.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..