Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti Ana Brnabiq për rizgjedhjen e saj në krye të qeverisë serbe, transmetoi BTA. Ju përkrah krejtësisht dhe ju përshëndes për deklaratën e bërë se qeveria serbe do të jetë proevropiane.
Bullgaria edhe në të ardhmen do të jetë një përkrahëse e madhe e integrimit evropian të Serbisë. Ju përshëndes për krijimin e resorit të ri qeveritar për të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave kombëtare dhe dialogun publik. Për Bullgarinë realizimi i të drejtave të pakicës kombëtare bullgare në Serbi është një çështje shumë e rëndësishme. Shpresojmë tek Ju për mbrojtjen e tyre dhe sigurimin e kushteve për realizimin e të gjitha të drejtave të tyre në përputhje me legjislacionin serb, thuhet në përshëndetjen e Kryeministrit bullgar.
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..