¼ prej firmave bullgare kanë aplikuar kushte të zhdërvjellëta të punës për shkak të Covid-19. E njëjta përqindje prej firmave janë gati t’i vazhdojnë masat edhe pas krizës. Prognoza është që të mbeten të punojnë në distancë 50% prej nëpunësve, tregon një studim i “ Mercer Bulgaria”.
63% prej punëdhënësve e pranojnë punën në distancë. Gjysma e menaxherëve mendojnë për strategji për automatizimin e proceseve të punës. 28% orientohen ndaj punës në kuadrin e projekteve të ndryshme. 67% e menaxherëve mendojnë se paraqitja e nëpunësve të tyre është më mirë dhe prodhueshmëria rritet në kushtet shtëpiake. 81% e kompanive kanë ngrirë emërimin në punë të nëpunësve të rinj, 19 % kanë shkurtuar pjesë prej personelit, bëri të ditur investor.bg.Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..
PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..