¼ prej firmave bullgare kanë aplikuar kushte të zhdërvjellëta të punës për shkak të Covid-19. E njëjta përqindje prej firmave janë gati t’i vazhdojnë masat edhe pas krizës. Prognoza është që të mbeten të punojnë në distancë 50% prej nëpunësve, tregon një studim i “ Mercer Bulgaria”.
63% prej punëdhënësve e pranojnë punën në distancë. Gjysma e menaxherëve mendojnë për strategji për automatizimin e proceseve të punës. 28% orientohen ndaj punës në kuadrin e projekteve të ndryshme. 67% e menaxherëve mendojnë se paraqitja e nëpunësve të tyre është më mirë dhe prodhueshmëria rritet në kushtet shtëpiake. 81% e kompanive kanë ngrirë emërimin në punë të nëpunësve të rinj, 19 % kanë shkurtuar pjesë prej personelit, bëri të ditur investor.bg.Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..