Një pjesë e madhe e pikturave të tij rikrijojnë ngjarje historike dhe më në veçanti momente të rëndësishme nga historia bullgare. Vasill Goranov është një nga piktorët tanë më të mëdhenj, i cili krijon vepra me tematikë historike. Ai ka fituar çmimin e tij të parë që në moshën 4 vjeç, ndërsa takimi i parë profesional i piktorit me artin figurativ ka qenë në Universitetin e Veliko Tërnovos, ku është diplomuar në degën e pikturës.
Thuhet se ai ka talentin e madh për ta ndier historinë. Vasill Goranov arrin të rikrijojë nëpërmjet furçës së piktorit me mjeshtëri të madhe ngjarjet e saj kryesore dhe personazhet e famshme. Pikturat e Vasill Goranovit janë krijuar me bojëra vaji dhe janë në pronësi të një numri koleksionistësh bullgarë dhe të huaj. Punimet e tij zbukurojnë faqet e librave shkollorë mbi historinë bullgare, si dhe libra me tema historike.
Më shumë hollësi për këtë krijues origjinal bullgar mund të lexoni në artikullin tonë “Vasill Goranov – piktori i cili e gjallëron historinë bullgare” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..