“Një prioritet i madh i qeverisë në buxhetin shtetëror për vitin 2021 është shëndetësia. Për herë të parë ajo do të disponojë më se 3.32 miliard euro. Kjo përbën një rritje me afro 399 milion euro në krahasim me vitin 2020.” Këtë e tha para Nova TV ministri i financave Kirill Ananiev.
Lidhur me situatën në spitalet në kushtet e pandemisë Kirill Ananiev i cili deri tani vonë ishte ministër i shëndetësisë, tha se që me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme me një urdhër të vet ka caktuar 180 spitale në të cilat të mjekohen dhe të kontrollohen të infektuarit me Covid-19.
Sipas tij baza e shtretërve nuk mund të zhduket. Bëhet fjalë vetëm për organizimin e punës.
Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..
Shoqëritë e kompanisë ruse të naftës “Lukoil” do të vazhdojnë të punojnë me transparencë të plotë dhe furnizimet me karburante nuk do të ndërpriten. Kjo thuhet në një njoftim të firmës ruse, të nënshkruar nga administratori i ri i posaçëm tregtar,..
Era e fortë të hënën në mbrëmje çoi në devijimin e 6 fluturimeve që vinin për në Aeroportin e Sofjes dhe anulimin e 5 fluturimeve të tjera. Fluturimet nga Malta, Frankfurti, Vjena dhe Mëniku u ulën në Shkup, ndërsa ato nga Bergamo dhe Varshava në..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...