Pavarësisht se masat kufizuese në Evropë dhe nëpër botë në lidhje me pandeminë nga Covid-19 bëhen gjithnjë e më të rrepta, hotelierët dhe pronarët e shtëpive për miq në vendpushimin malor Bansko janë optimistë për stinën e ardhshme dimërore. Numri vazhdimisht në rritje i të infektuarve me Covid-19 tek ne dhe nëpër botë tani për tani nuk mundet të vrasë shpresën tek banuesit vendas në pushimoren se deri në fund të muajit situata do të përmirësohet dhe do të lejojë që stina dimërore të zhvillohet. “Sepse dega lufton për të shpëtuar dhe jo për fitim” - sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare - Bllagoevgrad Rumjana Monevska , përfaqësuese e një hoteli të madh në pushimore. Sa u përket turistëve, të cilët priten në qytetin Bansko gjatë këtij dimri, Monevska deklaroi:
“Ajo të cilën e di me siguri është se për momentin bullgarët janë në vend të parë. Kemi pyetje të shumta nga grekët, maqedonasit. Nuk presim anglezë dhe rusë. Në Angli po bëhet gjithnjë e më keq e më keq, përveç kësaj gjatë verës, vendi nuk u lejoi qytetarëve të vet të pushojnë tek ne, dhe përse do ta bëjë tani në dimër? Një pakësim i çmimeve po kështu është diçka, që është krejtësisht në rendin e gjërave, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi. Kundrejt vitit të kaluar pritet një reduktim i çmimeve në hotelet dhe nëpër vendet e tjera për t’u akomoduar me midis 10 dhe 15%.”
Zbritje pritet që të bëjë dhe koncesioneri i ski pajisjeve dhe të pistave në vendpushimin e njohur nëpër botë me mikpritjen e vet për 7 herë me radhë të starteve të Kupës Botërore në skitë alpine.
Ndaj momentit, rezervimet për 8 dhjetorin, kur është festa e studentëve si dhe për festat e ardhshme të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri janë akoma të pakta. Dhe gjithsesi, të zënët në degë nuk humbasin shpresë, duke rikujtuar dhe qetësinë e ngjashme dhe gjatë verës, kur në mesin e muajit korrik kanë llogaritur një ulje serioze të turistëve, të cilët kanë shfrytëzuar shërbimet e tyre. Por, pas kësaj, më në veçanti gjatë muajit gusht, mijëra bullgarë kanë zgjedhur të pushojnë në pushimoren
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..