Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është Përshpirtja e Kryeengjëllit Mihaill

Foto: BGNES

Sot është përshpirtja e Kryeengjëllit Mihaill - kjo është përshpirtja e tretë në kalendarin kishtar ortodoks. Përshpirtjet gjithmonë bien ditën e shtunë - që rikujton ditën përpara Ringjalljes së Krishtit. Sipas kanunit kishtar, përshpirtjet paraprijnë Kreshmët e Mëdha, Rrëshajat dhe Ditën e Kryengjëllit Mihaill dhe janë të përcaktuara për kujtim të të vdekurve. Në përshpirtjen e Kryeengjëllit Mihaill ne nderojmë që të gjithë ushtarët bullgarë të vrarë e të vdekur për Atdheun tonë, prandaj kjo përshpirtje është e njohur akoma si Përshpirtja e Meshkujve. Në kishat ortodokse mbahet një shërbim përkujtimor për të gjithë të ndjerët, pas së cilës priftërinjtë lexojnë lutje mbi bukën, verën dhe grurin e zierë të vendosura në tryezën e përbashkët. Pas lutjeve, besimtarët i japin njëri tjetrit nga ky ushqim i sjellë, me fjalët “Të na falë Zoti”. Kjo është  lëmosha me të cilën të gjallët shpresojnë të luten për shpëtimin e shpirtrave të të dashurve të tyre të vdekur. Akoma për simbolikën, e lidhur me këtë ditë lexoni në publikimin “Dita e Kryeengjëllit Mihail – kujtesë për të gjallët, shërbim përkujtimor për të vdekurit” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD