Një prej shkaqeve për krenari të banorëve të qytetit të Breznikut janë kishat e shumta nga epoka të ndryshme të shpërndara në rajon. Për fat të keq sot disa prej këtyre antikiteteve janë harruar dhe vetëm rrënojat e dhëmbëzuara kujtojnë për lulëzimin e tyre të dikurshëm. Të tjerët i kanë rezistuar kohës dhe peripecive historike dhe sot tërheqin vëmendjen e turistëve më kureshtarë.
Më shumë se 30 kisha dhe manastire janë shpërndarë në rrethinat e qytetit. Dhe secila prej tyre është lidhur me ndonjë legjendë të ngritjes dhe shkatërrimit. Interesantja është se shumica e këtyre vendeve të shenjta të krishtera janë ndërtuar pas rënies së Bullgarisë nën sundimin osman /shekulli XIV/.
"Në të vërtetë ne kemi shumë tempuj nga periudhat e hershme të pushtimit osman. Ndërtimi aktiv i kishave në trojet tona ka vazhduar në shekujt XV dhe XVII - thotë Milena Karamfilova nga Muzeu Regjional Historik-Pernik. Nga njëra anë, sepse kjo ka qenë një lloj rezistence kundër sundimit dhe fesë së huaj. Nga ana tjetër, njerëzit në vendbanimet më të largëta dhe më të izoluara kanë pasur mundësinë të anashkalojnë ndalimin dhe të ndërtojnë kishat dhe manastiret e tyre ortodokse.
Kisha mesjetare “Shën Petka” është e njohur si perla e qytetit të Breznikut.Në periudhën e zgjedhës turke ajo ishte djegur, por në vitin 1811 u rimëkëmb me tërë shkëlqesinë e saj. Afresket që na kanë arritur janë nga shekulli XVIII - XIX. Në oborr ka një ekspozitë me artefakte nga epoka të ndryshme, të gjetura në afërsi.
Ndër destinacionet më të njohura për turizëm fetar është Manastiri Cërnogorski afër fshatit Giginci, i themeluar që para shekullit XI. Ai është djegur dhe pas kësaj është rimëkëmbur.
Gjatë shekujve XVII – XVIII rajoni i Breznikut ka qenë një qendër tërheqëse për zografët dhe ndërtuesit e shquar. Këtu pothuajse çdo një fshat ka një kishë të vjetër që nga periudha osmane. Si Banishte, për shembull. Në fund të fshatit mund të shihet tempulli i tij i bukur, i cili është ndërtuar që gjatë Shtetit të Dytë Bullgar /1185 – 1396, sipas disa historianëve deri në 1422/ dhe ka qenë pjesë e një manastiri të pasur. Si të tjerat ai është djegur, por gjatë shekullit XIX ringjallet si feniks, që ta mirëmbajë të gjallë besimin.
Adhuruesit e historisë janë magjepsur nga mistika e vendeve të lashta dhe nga kryqet misterioze mesjetare, të lidhura me praninë e bogomilëve, katharëve dhe tempullarëve nëpër këto troje.
Çfarë mund të themi për tempullin-pus tek fshati Gërllo afër fshatit të Breznkut?
Supozohet se është nga fundi i shekullit të XII para Krishtit. Disa mendojnë se përbën një kalendar diellor, sipas të tjerëve – se është përdorur si observator astronomik.
Historia dhe natyra janë të lidhura ngushtë në rajonin e Breznikut. Nuk mund ta vizitoni kishën “Shën Petka” dhe të mos shkoni edhe tek burimi i afërt “Uji i Hekurt”, nga i cili buron ujë mineral me bojëndryshku dhe shije ndryshku, por me cilësi kuruese, ose ta vizitoni fshatin Banishte dhe të mos shëtisni deri në piramidat tokësore, të fshehura në një pyll të vogël në periferi. Të mos flasim për pikturat e bukura natyrore të rrethit të Breznikut, të cilët në çdo kohë të vitit provokojnë fotografët, piktorët dhe udhëtarët.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Veneta NikollovaDokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..