Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim përgatitor i ministrave të jashtëm nga Procesi i Berlinit

Ekaterina Zaharieva dhe Bujar Osmani
Foto: BGNES

Sot, më 9 nëntor, do të mbahet takim online i ministrave të jashtëm nga Procesi i Berlinit për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor. Ai është në kuadrin e presidencës së parë të përbashkët të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut si bashkëkryetarë të Procesit. Bashkë kryesues do të jenë ministrat e jashtëm të të dyja vendeve Ekaterina Zaharieva dhe Bujar Osmani. Forumi përgatit Samitin më 10 nëntor 2020 në Sofje. Do të shqyrtohen sfidat përpara Ballkanit Perëndimor në kontekstin e masave për mirëbesimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit regjional, përfshi përmes lidhjeve më të mira midis njerëzve dhe infrastrukturës. Aksenti do të jetë dhe tema për të rinjtë dhe shoqërinë civile, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD

Bullgaria koordinoi një aksion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të antikave

Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..

botuar më 25-11-21 11.35.PD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD