Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pija e dashurisë dhe e hyjnive pret vlerësues në një festival në qytetin Plovdiv

Foto: BGNES

Në kuadrin e tre ditëve /13-15 nëntor/ Festivali "Parada e verës së re" e kthen qytetin më të vjetër në Evropë - Plovdiv, në një qendër tërheqëse për vlerësuesit e pijes së dashurisë dhe të hyjnive - verës. Që nga edicioni i vet i parë gjatë vitit 2009, festa u lejon që të gjithë vizituesve të rizbulojnë bukurinë e rezervatit arkitekturor historik Plovdivi i Lashtë. Përveç që të njiheni me historinë dhe shijet e verërave bullgare nga rajonet e ndryshme të vendit, do të keni mundësi të kaloni disa orë speciale në kompaninë e të afërmeve dhe shokëve dhe të provoni specialitete të përshtatshme për konsum me një gotë me verë në dorë.  Fillimin e festivalit e ve “Procesioni i Dionisit” të shoqëruar nga Ansambli “Trakia” deri tek qyteti i lashtë, ku hyjnia Dionis hap fuçinë e parë  me verë të re të kantinës, e cila ka fituar medalje të artë  nga edicioni i mëparshëm. Ngjarja financohet nga Programi Vjetor për Zhvillimin e Turizmit të Bashkisë Plovdiv për vitin 2020.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD