Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia e Veriut: Bisedimet midis Sofjes dhe Shkupit po vazhdojnë

Zoran Zaev
Foto: mk.tv21.tv

Vetoja bullgare për  Maqedoninë e Veriut është “disfata më e madhe për BE-në dhe një padrejtësi e madhe” tha kryeministri i vendit Zoran Zaev. Ai shtoi se vet ai pranoi me hidhërim vendimin e Bullgarisë të bllokojë hapjen e negociatave për aderimin e vendit me BE-në, transmetoi BTA.

Në një intervistë për TV 21 Zaev shprehu mendim se nuk ka asnjë shpjegim tjetër për këtë vendim veçse afrimi i zgjedhjeve në Bullgari. Ai theksoi se bisedimet midis Sofjes dhe Shkupit po vazhdojnë.

Zaev vuri në dukje se presidenca gjermane dhe Komisioni Evropian bëjnë përpjekje që Shkupi dhe Sofja të zgjidhin çështjet e diskutueshme por shtoi se bisedime për identitetin kombëtar maqedonas dhe për gjuhën nuk do të ketë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD
Ministri Grozdan Karaxhov

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..

botuar më 25-10-10 5.02.MD

Komisioneri i BE-së për Bujqësinë shpjegoi vaksinimin e kafshëve si mjetin e fundit

Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..

botuar më 25-10-10 1.34.MD