Deputetët mbështetën veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në Kodin e transportit tregtar me anije të cilat plotësojnë Kodin Penal dhe Ligjin e transportit rrugor dhe inkriminojnë transportin e parregulluar. Në motivet e tij Radevi tregon se nga tekstet nuk bëhet e qartë se si do të bëhet dallimi midis të ashtuquajturit udhëtimi i përbashkët dhe transportim i parregulluar i udhëtarëve, i cili edhe tani përbën shkelje administrative. Sipas tij, kështu krijohet një fushë tepër e gjerë për vlerësim nga ana e organeve ligjzbatuese. Tekstet parashikonin ndëshkim për transportin publik të udhëtarëve pa leje, regjistrim ose licencë, nga 2 deri në 5 vjet burg dhe konfiskimin e automjetit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..