Pak njerëz e dinë se nën lagjen e qytetit të Bullgarisë Verilindore Devnja gjenden rrënojat e një prej qendrave strategjike të Perandorisë Romake - Marcianopol. Vendi tërhoqi vëmendjen e romakëve me sasinë e bollshme të materialeve të ndërtimit dhe ujit të pijshëm.
Sipas legjendës një ditë perandori romak Trajan u ndal me trupat e tij pranë burimeve karstike të Devnjas dhe motra e tij Marcija dërgoi shërbyesen të sjellë ujë, por mjerisht ena e artë i ra nga duart dhe u fundos. Kur pas ca kohe ena doli në sipërfaqe të lumit të afërt, romakët e pranuan çudinë si shenjë nga hyjnitë. Kështu në këtë vend perandori themeloi qytet të cilin e quajti Marcianopol me emrin e motrës së tij të bukur.
Qyteti është i ndërtuar në bazë të sistemit ortogonal me rrugë të drejta, të orientuara në drejtimet e botës. Në pjesët qendrore, si dhe në lagjet janë ngritur godina të mëdha shoqërore, tempuj të hyjnive nga panteoni greko-roman, biblioteka, arka triumfale.
Më shumë për këtë qytet të madhërishëm në territorin e Bullgarisë tregon botimi “Marcianopol – qyteti me mozaikët marramendës romakë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Me manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..
Shën Antoni ose Babi Antoni ishte një murg asket egjiptian, i konsideruar si themeluesi i murgjërisë. Ai ishte i Pari i të ashtuquajturve oshënar vetmitar, mentor shpirtëror i qindra vetmitarëve. Ai lindi rreth vitit 251 në Egjiptin e Mesëm në një..