Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Restarti i gjelbër dhe perspektivat për të ardhmen e qëndrueshme të Bullgarisë

Foto: nextgeneration.bg

Plani për rimëkëmbje dhe zhvillim që u parashtrua në fund të muajit të kaluar nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, shtroi në rendin e ditës shumë pyetje lidhur me zhvillimin e aspekteve të ndryshme të ekonomisë bullgare gjatë  viteve të ardhshme. Në kuadrin e debateve të ndryshme përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare parashtruan idetë e tyre në lidhje me perspektivat e zhvillimit dhe bënë propozime se si vendi të përfitojë maksimalisht nga mjetet e buxhetit të përbashkët të BE për përballimin e krizës në vlerë 750 mlrd euro.

“Për fat të keq, projektplani i qeverisë ka nevojë për rishikim që të mund të përmbushë  qëllimet e veta  – mendon  biznesmenja Sasha Bezuhanova. – Ne tashmë propozuam një sistem masash, me të cilat të presim jo vetëm sfidat e krizës Kovid, por edhe të sigurojmë një transformim të ekonomisë sonë në drejtim të politikave të gjelbra, me efikasitet të energjisë dhe të orientuar ndaj jetës midis botës virtuale dhe reale.”

Sipas saj, tranzicioni nga ekonomia industriale tek tipi i ri, i bazuar në automatizimin dhe dijet, tashmë është në ecuri.  Prandaj investimet nuk duhet të jenë vetëm për ndërtimin e zonave industriale. Kjo e dënon shtetin të mbetet në nivelin më të ulët të procesit të prodhimit, i cili gjithnjë e më shumë po dixhitalizohet  dhe intelekti artificial luan rol gjithnjë më të  madh në të.

Transformimi i ekonomisë duhet të jetë tek ajo me vlerë më të madhe të shtuar, që nuk  është një detyrë e lehtë – është kategorik Momçill Vasilev, Drejtor ekzekutiv i një kompanie, pjesë e rrjetit global në  mbështetje të ndërmarrjeve të reja.

Momçill Vasilevi mendon, se roli i shtetit në këtë proces duhet të kufizohet vetëm në krijimin e një mjedisi të favorshëm për realizimin e qëllimeve të përcaktuara nga  sektori  privat. Nëse roli i tij ishte më aktiv, pjesa e madhe e mjeteve të ndara për infrastrukturë, mund të riorientohen drejtimeve të tjera me perspektivë. E tillë mund të jetë sigurimi i një ekonomie më të gjelbër dhe më miqësore me mjedisin.

“Bullgaria ka një ekonomi jo efektive sa u përket resurseve që përdor – përgjithëson gjendjen aktuale Momçill Vasilev. – Kështu që kur flasim për mbrojtjen e mjedisit duhet të shohim modele biznesi  me efikasitet dhe vlerë të shtuar më të madhe. Kjo do të na siguronte tranzicionin e vonuar tek ne drejt dixhitalizimit dhe llojit të ri të ekonomisë. Nga ana tjetër, ne nuk mund t’i lejomë vetës të jemi “uzina e Evropës”, sepse nuk kemi as potencialin demografik të bëjmë këtë, as të gjejmë zgjidhje të problemeve të lidhura me mirëqenien e njerëzve dhe gjendjen e mjedisit në Bullgari”.

Resursi që vendi ynë do të marrë si pjesë  e Planit për rimëkëmbje dhe zhvillim, duhet të drejtohet në  produktet përfundimtare, të përshtatshme për eksport, që mbajnë shenjet e pronësisë  intelektuale në ekonomi. Në këtë drejtim kompanitë bullgare mund të përqendrohen në përpunimin e produkteve që do të ndihmojnë për zgjidhjen e problemit serioz, lidhur me përdorimin e një produkti për një kohë tepër të madhe. Sipas themeluesit të Rrjetit Evropian për inkubatorë politike Teodor Kallpakçiev  një zgjidhje e mundshme janë produktet inovative të bëra nga plastika e biodegradueshme.

Sa u përket mjeteve që Bullgaria do të marrë për politika në fushën e klimës dhe energjetikën, ato janë një shans i madh për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë bullgare. Në fund të fundit, kjo  duhet të çojë  në modernizim të shpejtuar, tranzicion të drejtë dhe mundësi  që qytetarët të shkëputen nga një numër monopolesh  energjetike – është i mendimit Georgi Stefanov, ekspert në një organizatë për mbrojtjen e natyrës.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: nextgeneration.bg, endeavor.bg, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD