Një parakalim të protestës me 40 vetura nën moton “Ta zgjojmë pushtetin” kaloi me shpejtësi 20 km në orë nëpër Sofjen dhe arriti deri në rezidencën qeveritare “Bojana”. Të pakënaqurit nga qeveria brohoritën “dorëheqje”, transmetoi një reporter i programit “Horizont” të BNR. Arman Babikjan nga “Trioja e helmuar” të cilët janë organizatorët e aktivitetit, deklaroi, se mesazhi i auto parakalimit është “të fshijë virusin nga pushteti”.
Protestuesit u kthyen në qendrën e Sofje për të bllokuar hyrjen për në Televizionin Kombëtar me të ashtuquajturën “Panorama civile e së premtes”. Aksioni organizohet nga bashkimi “Boec” dhe ka për qellim të pengojë pjesëmarrjen e politikanëve në transmetimin javor “Panorama” të BNT 1.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..