3983 raste të reja me infeksionin e koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga 9786 testet PCR, sipas të dhënave të Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë, se 40,7% prej të testuarve kanë dhënë rezultat pozitiv Më shumë të infektuar ka në Sofje – 1031, në Plovdiv janë 409 dhe në Stara Zagora – 315. Kanë vdekur 129 veta, të shëruarit janë 1061, në spital janë shtruar 5942 pacientë – prej tyre 383 janë në repartet intensive. Rastet e reja të Covid-19 ndër personelin mjekësor janë 152, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë 4641.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..