Nga data 14 deri më 22 nëntor 1908 në Manastir u mbajt Kongresi panshqiptar, i cili mbeti në historinë e popullit me emrin “Kongresi i Alfabetit”. Në këtë kongres u morën vendime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe të shkrimit shqip.
Emigracioni shqiptar në Bullgari, i cili atëherë ishte organizuar në shoqatën “Dëshira”, nuk mbeti i izoluar nga diskutimet rreth çështjeve të alfabetit, të cilat e paraprinin Kongresin e Manastirit. Ju ftojmë të lexoni më shumë hollësi në artikullin tonë Kongresi i Manastirit dhe emigracioni shqiptar në Bullgari nga koleksioni i Radio Bullgarisë.Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..