Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) fitoi çmimin e parë në Konkursin e Tetë Ndërkombëtar të Jan Sibelius Fest - Finlandë. Kori i radios u bë fituesi i padiskutueshëm në kategorinë "Koret e fëmijëve deri në 16 vjeç." Festivali, kushtuar kompozitorit finlandez Jan Sibelius, mbahet çdo vit në qytetin Turku me pjesëmarrjen e muzikantëve nga e gjithë bota. Edicioni i këtij viti u mbajt në distancë.
Kori i fëmijëve i BNR fitoi çmimin për interpretimin e tij të frymëzuar të pjesëve "Nga Abetaret" nga Vladimir Rubin, "Yove, vajza e vogël" nga Aleksandër Tanev, "Drita e Hënës" nga Debussy, me orkestrim të Todor Popovit dhe "Rapsodia e bohemit" nga Freddie Mercury me incizime nga Koncerti Pranveror në vitin 2019 nën drejtimin e dirigjentes Venicija Karamanova.
Para BNR-së dirigentja Venecija Karamanova komentoi: “Jam shumë e lumtur për suksesin e Korit të Fëmijëve të BNR-së në skenën ndërkombëtare. Kjo është një njohje e të gjithë kulturës korale bullgare ". Ajo kujtoi se këtë vit Kori i Fëmijëve i BNR-së feston 60 vjet nga themelimi i tij.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...