Policë dhe zjarrfikës nga mbarë vendi dolën për një protestë të dytë kombëtare në qendër të Sofjes, që të kërkojnë rritje të pagave të tyre, transmetoi reporteri i BNR-së Nikollaj Hristov.
Nëpunësit e rendit publik nuk janë kënaqur për rritjen e pagave të tyre me 15% dhe ngulin këmbë për rritje prej 30%. Argumenti i tyre është se ata gjithashtu janë në linjën e parë kundërepidemisë së Covid-19.
Disa metra larg protestuese para Parlamentit u zhvillua një kontraprotestë e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga iniciativa “Sistemi na vret”. Pjesëmarrësit në kontraprotetsë ngukën këmbë që policët të kërkojnë së pari reformë në sistem dhe ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj protestuesve të tjerë dhe që pas kësaj të kërkojnë rritje të pagave.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..