Një projekt për monitorimin dhe analizën e ajrit i bullgarëve Dimitar Rangellov, Stanisllav Dimitrov dhe Emill Kirilov, zuri vendin e tretë prestigjioz në kategorinë Urban Mobility ("Lëvizshmëria Urbane") në një nga garat më të mëdha evropiane EIT Jumpstarter 2020.
Projekti AIRIO, i përpunuar nga tre bullgarët në bazë të inteligjencës artificiale, fitoi edhe çmimin e publikut për startup më të mirë. Projekti i tyre është më efikas sesa sistemet ekzistuese të monitorimit të cilësisë së ajrit. Në stacionet e tanishme mbulimi i monitorimit arrin 17% dhe vetëm 20% e të dhënave analizohen. Për AIRIO treguesit janë përkatësisht 80% dhe 92%.
Modulet AIRIO mund të vendosen në ndërtesa ose automjete. Ato disponojnë sensorë të shumtë që matin nivelin e dyoksidit të karbonit, të dyoksidit të squfurit, të ozonit, të grimcave të imëta të pluhurit, zhurmës dhe një sërë treguesish të tjerë.

Përveç matjes së cilësisë së ajrit, sistemi mund të sigurojë gjithashtu informacion për trafikun rrugor përmes të dhënave të vendndodhjes së automjeteve. Duke matur zhurmën nga makinat përreth, ai gjithashtu mund të analizojë se ku ka bllokim të trafikut. Duke i krahasuar treguesit e trafikut me ata të ndotjes, AIRIO mund të gjejë edhe lidhjen midis këtyre fenomeneve. Sistemi mund të zbulojë dhe analizojë ndotjet industriale - si ato të përhershme, në rajonin e ndërmarrjeve të mëdha, ashtu edhe ato të rastësishme.
Prandaj sistemi mund të përdoret jo vetëm nga organet dhe institucionet shtetërore dhe bashkiake, por edhe nga rrethet shkencore dhe akademike. Është i përshtatshëm edhe për qendrat kërkimore në fushën e ekologjisë dhe për kompanitë private.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: @EITJumpstarter"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila..
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të..