Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli i Evropës kritikon institucionet psikiatrike bullgare

Foto: arkiv

Trajtimi, kushtet dhe garancitë ligjore për pacientët psikiatrik në institucionet sociale në Bullgari mbeten në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës. Kjo është sipas një raporti nga Komiteti kundër Torturës.

Në gusht të vitit 2020, delegacioni i Këshillit vizitoi Spitalet Shtetërore Psikiatrike "Shën Ivan Rillski”,“Carev Brod” dhe në qytetin Bjala. Shtëpitë për kujdesin social për personat me vonesa në zhvillim në fshatrat Kudelin, Samuill dhe Govezhda gjithashtu u vizituan, njoftoi BGNES.

Me të vërtetë ka shtëpi sociale me kushte jashtëzakonisht të papranueshme, komentoi Ministrja e Çështjeve Sociale Denica Saçeva. U vendos që të mbyllen 28 vende shoqërore. Midis tyre janë shtëpitë në Kudelin, Govezhda dhe Samuill, tha ministrja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD
Ministri Grozdan Karaxhov

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..

botuar më 25-10-10 5.02.MD