Votimi me makina fsheh rreziqe shëndetësore, tha para Nova TV shefi i firmës shtetërore “Shërbim Informativ” profesor Mihaill Konstantinov. Në se zgjedhjet zhvillohen në fund të marsit ka rrezik që aktiviteti elektoral të jetë shumë i ulët për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe pushteti i ri të mos jetë legjitim, mendon eksperti.
Ka një boshllëk në legjislacionin zgjedhor ndaj personave nën karantinë që nuk do të jenë në gjendje të votojnë dhe kështu të drejtat e tyre kushtetuese do të shkelen. Prandaj prof.Konstantinov bëri thirrje për ndryshime legjislative, për zgjidhjen e problemit, duke u krijuar komisione zgjedhore lëvizëse nga njerëzit që tashmë e kanë kaluar sëmundjen.
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..