Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forumi Bullgar i Donatorëve shpërndau çmimet e veta vjetore

Foto: dfbulgaria.org

Në kushtet e pandemisë Covid-19, Forumi Bullgar i Donatorëve shpërndau, kësaj here online, çmimet e 15-të vjetore për ndërmarrjet me kontributin më të madh në kauza të rëndësishme për shoqërinë bullgare.

"Në kohë krize, përgjegjësia shoqërore e biznesit është me rëndësi kyçe për shoqërinë." Këtë e tha Presidentit Rumen Radev, nën patronazhin e të cilit zhvillohet ngjarja. "Biznesi bullgar po përballet me sfidën jo vetëm për t'u rikuperuar nga kriza, por edhe për të marrë pjesë aktive në zhvillimin e ekonomisë bullgare në mënyrë që të përmbushë pritjet e qytetarëve për transparencë dhe standarde evropiane," tha Rumen Radev, cituar nga qendra presidenciale e shtypit.

Presidenti është i bindur se biznesi do të jetë gjithnjë e më aktiv në mbështetjen e kauzave të rëndësishme publike dhe shtresave të dobëta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka një muaj për të reaguar ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër Lukoil

Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..

botuar më 25-10-23 1.30.MD

Eksportet bullgare të energjisë elektrike garantojnë balancën e energjisë elektrike në Ballkan

Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..

botuar më 25-10-23 10.14.PD

Një kapiten legjendar bullgar nis një udhëtim të vetëm rreth botës

Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..

botuar më 25-10-23 9.51.PD