Erdhi koha që qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të heqë dorë nga teza manipuluese se Bullgaria po kundërshton të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose të drejtën e tyre për ta quajtur gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, bëri të ditur në një deklaratë Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.
“Bullgaria nuk pranon që vendosja e identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryhet në konfrontim me vendet fqinje dhe në dëm të interesave të tyre kombëtarë. Duke u bazuar në përgjegjësinë e saj për të mos sjellë çështje të hapura brenda BE-së dhe për të mbrojtur interesat, vlerat dhe autoritetin e saj, Bullgaria do të vazhdojë të kërkojë vendime të qëndrueshme që do të lejojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe procesin optimal të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në", thuhet në deklaratë.Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..