Erdhi koha që qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të heqë dorë nga teza manipuluese se Bullgaria po kundërshton të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose të drejtën e tyre për ta quajtur gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, bëri të ditur në një deklaratë Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.
“Bullgaria nuk pranon që vendosja e identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryhet në konfrontim me vendet fqinje dhe në dëm të interesave të tyre kombëtarë. Duke u bazuar në përgjegjësinë e saj për të mos sjellë çështje të hapura brenda BE-së dhe për të mbrojtur interesat, vlerat dhe autoritetin e saj, Bullgaria do të vazhdojë të kërkojë vendime të qëndrueshme që do të lejojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe procesin optimal të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në", thuhet në deklaratë.Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...