Erdhi koha që qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të heqë dorë nga teza manipuluese se Bullgaria po kundërshton të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose të drejtën e tyre për ta quajtur gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, bëri të ditur në një deklaratë Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.
“Bullgaria nuk pranon që vendosja e identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryhet në konfrontim me vendet fqinje dhe në dëm të interesave të tyre kombëtarë. Duke u bazuar në përgjegjësinë e saj për të mos sjellë çështje të hapura brenda BE-së dhe për të mbrojtur interesat, vlerat dhe autoritetin e saj, Bullgaria do të vazhdojë të kërkojë vendime të qëndrueshme që do të lejojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe procesin optimal të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në", thuhet në deklaratë.Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..