Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshuan emrin e festës 24 maj

Foto: BGNES

Emri i festës “24 maj – Dita e Kulturës Bullgare dhe Shkrimit Sllav” ndryshohet në “24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave”, vendosi Parlamenti.

Sipas Georgi Gjokovit nga Partia Socialiste Bullare (BSP) korrigjimi nuk mund të pranohet pa ndryshime në Kodin e Punës.

Parashtruesi Milen Mihov nga “Patriotët e Bashkuar” tha se pozita e BSP-së koincidon me një deklaratë të Presidentit rus Vlladimir Putin se shkrimi sllav ka ardhur nga trojet maqedonase. Është i padyshimtë fakti se kontributi bullgar për zhvillimin e alfabetit cirilik është sulmuar sistematikisht nga Rusia dhe Maqedonia, komentoi Toma Bikov nga partia në pushtet GERB, transmetoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD