Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti rriti orarin shtesë të lejuar në 300 orë në vit

Foto: arkiv

Orari shtesë i kontraktuar midis punëdhënësve dhe punëtorëve dyfishohet – nga 150 në 300 orë në vit. Këtë e vendosën deputetët duke miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Kodin e Punës me 99 vota pro, 55 kundër dhe pa të abstenuar.

Partia Socialiste Bullgare mbronte pozitën se me ndryshimet shkelen të drejta e punës. Partisë GERB, Patriotët e Bashkuar dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri hodhën poshtë thëniet e së majtës.

Sipas Hasan Ademovit nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri problemi nuk përqendrohet në këto 300 orë, por në shpërblimin e ulët të punës jashtë orarit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD