Fëmijët nga Qendra për Përkrahje Speciale Arsimore në qytetin Kubrat do të marrin dhe sivjet peshqeshin e ëndërruar me rastin e Krishtlindjeve. Kjo do të realizohet në sajë të fushatës “Snezhinka” (Flok Dëbore), organizuar nga studentja zemërbardhë Merlin Mehmedova. Për vit të pastë të radhës ajo është angazhuar përmes një ngjarjeje të bamirësisë t’u dhurojë buzëqeshje dhe shpresë fëmijëve në një pozitë të pabarabartë.
“I lutëm fëmijët të shkruajnë letra deri tek Babagjyshi i Krishtlindjes, që të mund të kuptojmë dëshirat e tyre. Bëmë listë dhe çdo një, i cili kishte dëshirë dhe një zemër bujare, ndihmoi, që të mund të realizohet ëndrra e çdo një prej tyre. Kështu, përsëri vullnetarët, të cilët kanë siguruar peshqeshet e porositura nga vogëlushët, dëshmuan se e mira nuk ka fe, gjini dhe moshë”, sqaroi Merlin. Sipas fjalëve të saj fushata ka takuar përkrahjen e dhjetëra njerëzve, të cilët kanë shfaqur dëshirë të sigurojnë peshqesh për një fëmijë konkret. “Dhe sivjet, në sajë të vullnetarëve që të gjithë pjesëmarrësit e qendrës do të kenë një festë të paharruar dhe magjepsëse”, komenton Mehmedova.
Fëmijët, të cilët tanimë me një padurim të madh presin Babagjyshin e Krishtlindjes janë përgjithësisht 74. Në letrat e tyre ata kenë kërkuar lodra, rroba dimri dhe këpucë. Mjerisht, sivjet për shkak të situatës me koronavirusin nuk do të ketë një festë të madhe, por plaku i mirë me mjekër të bardhë do të gjejë një mënyrë të përshtatshme që të mund të gëzojë vogëlushët.
“Fëmijët janë dhurata më e mrekullueshme në këtë botë. Ata janë si dëbora - të pastër dhe unikë. Ne duam që të paktën për një moment ata të mund të ndihen të lumtur, të mund t’u sigurojmë një buzëqeshje dhe shpresë. Nuk mund të ndryshojmë të gjithë botën, por mund të ndryshojmë Krishtlindjen e të paktën një fëmijeje”, tha Merlin dhe shprehu shpresën që mirësia të bëhet ngjitëse dhe me çdo vit të kaluar të mund të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë të kënaqur dhe të gëzuar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..